Skandali te Shëndetësia, Vasili sulmon Bankën Botërore
TIRANE-Problemet dhe shkeljet e rënda në tenderin e paisjeve spitaore kanë detyruar Bankën Botërore të anulojë financimin prej 1.1 milionë dollarësh. I gjithë operacioni dështoi pasi komisioni i Vlerësimit në ministrinë e Shëndetësisë skualifikoi firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe rekomandoi një kompani e cila bëri një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë.
Më 27 gusht 2010, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili urdhëroi prokurimin e paisjeve mjekësore për spitalet rajonale në shumën 3.6 milionë dollarë. Përzgjedhja do të bëhej nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, dhe i drejtuar nga Mirela Cano.
Sipas Bankës Botërore “Komisioni i Vlerësimit refuzoi ofertën e e kompanisë Nihon Kohden, e cila ishte teknikisht e aftë dhe solli edhe ofertën më të ulët në tender për kontratën në fjalë, dhe kontrata iu rekomandua 'Philips', një kompanie që paraqiti një ofertë prej 600 mijë dollarësh më të lartë”
"Gazeta Shqiptare" publikoi sot një letër korrespondence që drejtoresha kombëtare dhe Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Jane Armitage i ka dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode në 9 gusht 2011.
Në këtë letër, e cila i është dërguar gjithashtu edhe ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, sekretares së Përgjithshme të ministrisë, Mirela Cano, drejtorit të Përgjithshëm të Spitaleve, Pëllumb Pipero, drejtoreshës së ISSH, Elvana Hana dhe disa autoriteteve të tjera, drejtoresha e Bankës Botërore shpall keqpërdorim dhe keqprokurim të tenderit.
Armitage thekson se komisioni i Vlerësimit të tenderit ka thyer rregulloren e Bankës Botërore duke favorizuar ofertuesin më të lartë dhe skualifikuar ofertuesin më të vogël.
Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore e BB madje rezervon të drejtën të kërkojë dëmshpërblim sipas rregullores financiare.
REAGON VASILI
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili mohoi përgjegjësinë e instituticonit që ai drejton në anullimin e tenderit për blerjen e pajisjeve spitalore me vlerë 3.6 milion dollarë. Në një reagim për median, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaroi se kompania për të cilën Banka Botërore pretendon se paraqiti ofertën më të ulët kishte dokumentacion të rremë.
“Ministria Shëndetësisë, komisioni përkatës i Vlerësimit të ofertave, i ngritur sipas procedurave ka vlerësuar dhe ka shpallur kompaninë fituese me çmim më të ulët. Ka qenë Banka Botërore e cila nuk e ka pranuar çmimin më të ulët dhe ka kërkuar që vlerësimet teknike, e specifikimet të shikohen më gjerë e gjatë. Është pranuar nga Ministria kjo gjë, pra që të hiqte dorë nga çmimi më i ulët, dhe BB referohet se duhet shikuar fituesi mes kompanive me cmime më të larta. Pas një rivlerësimi u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër që të shpallej fituese. Kjo kompani për fat të keq kishte deklarime të reme dhe falso për shpalljen e tenderit, gjë e cila iu bë me dije me shkrim dhe specialistë BB dhe drejtuesve në Washington. Në këtë frymë ne i komunikuam përsëri bankës që ajo të sugjeronte kë mendonte ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të tenderit, por kurrë për të pranuar që kompani, të cilat deklarojnë në mënyrë falco e të rreme, të ishin ata që të përdorin fondet publike. “
Deklaratat ministri i Shëndetësisë i bëri pas vizitës në Qendrën Shëndetësore nr 2 në Tiranë, ku u njoh me investimet në infrastrukturë dhe blerje aparaturash mjekësore, që sipas tij po realizohen në të 10 Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shëndetësi, BB anulon financimin, shkelje në tender VIDEO: Skandali te Shëndetësia, Vasili sulmon Bankën Botërore