Bulqizë, minatorët vijojnë protestat, reagon ACR
BULQIZE-Minatorët e Bulqizës vijojnë dhe sot protestat e radhës. Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, minatorët edhe sot janë mbledhur rreth orës 07:00 të paradites në protestë para ambienteve të firmës ACR.
Edhe pse nuk ka shenja të arritjes së një marrëveshjeje zyrtare mes firmës dhe minatorëve, këta të fundit shprehen se nuk do të ndalen me protesta. Nderkohe austriaket kane bere sot thirrje qe minatoret te ritkhehen ne pune, sepse kushtet do te plotesohen.
ACR: Do zgjidhim situatën financiare, kthehuni në punë
ACR u ka bërë thirrje dhe ditën e sotme minatorëve se do të zgjidhë situatën financiare në rast se kthehennë punë, ndërsa kanë akuzuar Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Minatorëve se është shkaku i vështirësimit të negociatave me punonjësit e Minierës së Bulqizës.
“Kompania ACR fton minatorët të paraqiten pranë administratën së minierës së Bulqizës për të firmosur kontratat reja individuale të punës. Në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20% e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve”, citon njoftimi për shtyp nga kompania austriake, ACR.
Përsa i përket kushteve të vështira financiare, ACR do t’i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të si formë parapagimi.
Por, austriakët pohojnë se shkak për vështirësite e minatorëve është vetë personi, Kol Nikollaj.
“ACR dëshiron t’ju vijë në ndihmë minatorëve për të përballuar vështirësitë në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla”, thekson njoftimi për shtyp.
Protesta deri ne nisje te Kuvendit
Në 90 minuta mbledhje paraditen e djeshme, minatorët e Bulqizës vendosën të vijojnë protestat deri në rinisjen e punimeve nga Kuvendi.
Minatorët do të vijojnë protestat e tyre cdo ditë nga ora 07:00 -15:00, deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.
Ky është vendimi i këshillit të Sindikatës së Minatorëve i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve. Sipas minatorëve nëse nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.
Ata mbeten të vendosur në kërkesat e tyre për investim në minierën e Bulqizës, rritje të pagës në nivelin 20-40%, si dhe përmirësim të kushteve të punës.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj u shpreh dje për TvNeës24 se plotësimi i kërkesave të minatorëve nga ACR do të njihej zyrtare vetëm nëse nënshkruhej në një marrëveshje zyrtare.
(d.b/BalkanWeb)