Ambientalistet protestojne kunder importit te plehrave ne Shqiperi

Ne Shqiperi mbi 20 shoqata te mbrojtjes se mjedisit dhe te drejtave te njeriut u mblodhen sot para selise se qeverise per protesta kunder vendimit te saj per te lejuar importimin e plehrave. Prej kohesh perfaqesues te shoqerise civile dhe ambientaliste e kane kundershtuar kete vendim duke e cilesuar si te rrezikshem per te ardhmen e vendit. Ata kerkojne qe se pari Shqiperia te kete nje kuader te plote ligjor dhe infrastrukturen e duhur per realizimin e importit te plehrave sipas standarteve te Bashkimit Evropian.
Kundershtuesit e vendimit te qeverise thone se nevojitet nje strategji qe se pari vendi te pastrohet nga pirgjet e mbeturinave anes akesve rrugore kombetare apo dhe ne zonat turistike. Ata shprehin gjithashtu shqetesimin se ne mungese te kontrolleve te specializuara Shqiperia mund te kthehet edhe ne nje vend te importit te mbetjeve te rrezikshme.
Autoritetet kane argumentuar se kane lejuar vetem importin e atyre mbetjeve qe hyjne ne kategorine e mbetjeve organike qe nuk perbejne rrezik per ndotje. Gjate protestes se sotme u kerkua serish qe qeveria ta terheqe vendimin e saj per importin e plehrave.