E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh vijon vjedhja e naftes policia kap nje maune ne kerkim autoret

BALLSH- vjedhjet e naftes duke nderhyre ne linjen e tubacioneve te transportit te saj per ne KPTHN Ballsh. Policia ka arritur te bllokoj nje automjet tip maune e cila kishte pershtatur nje bot brenda karrocerise se saj te mbushur me nafte. Mjeti eshte pa targa dhe eshte kapur prej policise se rendit te rrethit Mallakaster pikerisht ne castin kur ishte mbushur me nafte sasi e cila ishte vjedhur nga tubacionet e transportit te saj ne vendin e quajtur Kthesat e Viskoes buze lumit Gjanica ku dhe kalon tubacioni kryesor i naftes per ne drejtim te KPTHN Ballsh.

Mjeti eshte braktisur me pas prej personave ende te paidentifikuar. Ndersa policia ka ngritur postobllloqe ne rrugen kryesore Fier- Ballsh. Deri ne oret e para te mengjesit te dites se shtune policia nuk ka arritur te identifikoje autoret e kesaj ngjarjeje. Burime policore thane se ne vendin ku u zu mjeti ishin dalluar rrjedhje te naftes nga ana e specialisteve te naftesjellesit ne komopanine Albpetrol. Keta kishin denoncuar disa here per vjedhje te saj ne polici.

Ky nuk eshte rasti i pare i vjedhjeve ne tubacione transportuese te naftes bruto. Lengu i zi perdoret prej keqvbereseve per tu shitur ne treg si dhe per tu perdorur si lende e pare djegese.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›