E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane sistemohet rrjeti i Ujesjellesit nderprerje debitoreve

TIRANE- Ndermarrja e Ujesjelles-kanalizimeve ka nisur sot punen per zevendesimin e rrjetit te vjeter te shperndarjes se ujit me nje te ri. Sipas drejtuesve te ujesjellesit ne Tirane ky investim do te sjelle eliminimin e te gjitha lidhjeve te paligjshme do te rrise sasine e investimit me uje si dhe do te permiresoje cilesine e ujit ne kryeqytet.

Sot ka filluar puna ne bulevardin Zogu i Pare dhe konsiston ne sistemimin e te gjithe rrjetit shperndares prerjen e te gjitha lidhjeve dyfishe dhe sistemimin me matje nxjerrjen nga puna te rrjetit te amortizuar dhe vendosjen e nje rrjeti te ri gjithashtu do te priten te gjitha lidhjet e jashteligjshme dhe nuk do te rilidhen deri sa te paguajne- u shpreh drejtori i departamentit Inxhinierik UKT Luan Peti.

Nderkaq aksioni i nisur sot do te vijoje ne gjithe Tiranen deri ne zevendesimin e plote te rrjetit te vjeter te shperndarjes se ujit te pijshem.
m.a/News24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Tirane sistemohet rrjeti i Ujesjellesit nderprerje debitoreve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›