E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster grupi per reformimin e PS Ti jepet fund monopolit te drejtimit

Grupi nismetar per reformimin e Partise Socialiste te Gjirokastres ka kerkuar bashkepunimin e kryetarit Edi Rama per te hequr monopolin e drejtimit te PS Gjirokaster nga zyrtaret e pushtetit lokal.Situata e krijuar ne degen e PS ka bere qe nga rradhet e saj te largohen intelektualet e mirefillte vijon deklarata e grupit per reformimin e PS dega Gjirokaster.

Veprimi yne terheq vemendjen dhe synon sensibilizimin e udheheqjen e partise dhe grupit parlamentar te PS qe me shume vemendje dhe kujdes duhet te bejne per gjendjen e partise dhe elektoratit ne baze njohjen e plote te kursit dhe te shqetesimeve te tyre. Qendrimi dhe veprimet tona nuk jane te inicuara as nga Tavo dhe as nga ndonje tjeter por vetem bindja dhe ideali yne socialist. Ne u distancuam nga veprimi i tij qysh te nesermen e berjes publike bashkimin e tij me LSI. Ne kerkojme vemendje dialog dhe vullnet te sinqerte per te zgjidhur problemet kapercyer pengesat e te jemi te gatshem per perballimin e betejave elektorale qe na presin tha anetari I PS-se Thoma Andrea.

Mosmarreveshjet ne partine socialiste te gjirokastres kane nisur qe ne kundershtite e anetaresise me kreun e bashkise Flamur Bime te cilat kulmuan e largimin nga rradhet e partise se deputetit Vangjel Tavo i cili iu bashkua rradheve te LSI.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›