Ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore mësimi për 100 nxënës të Finiqit

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Rreth 100 nxënës të Finiqit do ta nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të re, me ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Finiq, në kuadër të programit për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend.
Shkolla e re do të presë nxënësit dhe mësuesit e tyre me ambiente të përshtatura për zhvillimin e procesit mësimor dhe kushte më të mira për komunitetin arsimor.
Sipas Kumbaros, në kuadër të këtij programi, gjatë këtij viti do të hapin dyert 42 shkolla dhe terrene sportive të rehabilituara në të gjithë vendin, duke vijuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
Ministrja theksoi se këto investime synojnë krijimin e një mjedisi më cilësor dhe bashkëkohor për nxënësit në të gjithë Shqipërinë.
1 nga 4/r.e/