E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati gjimnazi i rinovuar “Kolë Idromeno” në Shkodër, investime edhe në shkollat e tjera

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Shkolla “Kolë Idromeno” në Shkodër është gati të mirëpresë nxënësit për vitin e ri shkollor, pas ndërhyrjeve për përmirësimin e ambienteve dhe kushteve mësimore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e rinovuara të kësaj shkolle, ndërkohë që informoi edhe mbi investimet e tjera në infrastrukturën arsimore në Shkodër.

Rama theksoi se ndërkohë, vijojnë punimet në shkollën “Ismail Qemali”, në kuadër të investimeve për modernizimin e infrastrukturës arsimore në qytet.

Po ashtu, kryeministri theksoi se në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën “Skënderbej” dhe në gjimnazin “Oso Kuka”.

“Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor
Ndërkohë, vijojnë punimet në shkollën ‘Ismail Qemali’, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën ‘Skënderbej’ dhe gjimnazin ‘Oso Kuka’”, tha Rama.

Sipas kryeministrit po kryhen investime konkrete për shkolla moderne dhe kushte më të mira për fëmijët e Shkodrës.

Ndërhyrjet synojnë krijimin e ambienteve më moderne dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›