E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, talebanët sulmojnë një hotel në Kabul

Afganistan - Luftëtarë talebanë kanë sulmuar një hotel në Kabul natën e fundit. Sulmi është kryer me armë të rënda automatike dhe hedhëse granatash.

Policia afgane ka deklaruar fillimisht se nuk dihej nëse kishte viktima dhe se sulmi vazhdonte gjatë natës. Sipas mediave të huaja talebanët gjatë sulmit kanë marrë peng disa civilë midis tyre gra e fëmijë dhe se në vend kanë mbetur të vrarë disa civilë.

Talebanët kanë nisur një betejë me forcat e sigurisë dhe policinë, pasi në vendngjarje kanë ndërhyrë dhe forcat e sigurisë së NATO.

Militantët talebanë kanë pranuar autorësinë e sulmit dhe kanë deklaruar se kanë sulmuar hotelin për arsye se afganë të pasur dhe të huaj zhvillonin aty festa ditën e premte e cila është dita e lutjeve.

Sic bëhet e ditur nga agjensia e lajmeve Ansa, orët e para të mëngjesit forcat e sigurisë kanë arritur të lirojnë 18 persona të marrë peng prej talebanëve gjatë sulmit. Bëhet e ditur gjithashtu se në vend kanë mbetur të vrarë 3 roje të hotelit dhe një polic afgan.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›