E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambrosini: Juventusi favorit për titull

Mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, ka deklaruar se Juventusi është favorit për titull duke parë ecurinë e deri tanishme të sezonit.

“Mendoj se Juventusi është impresiv dhe ata mund të rivalizojnë për Scudetton. Ata e kanë mentalitetin preciz. Ata nuk janë të përfshirë në Evropë dhe ata mund të jenë të fortë për të gjithë”.

“Napoli? Të luash në Ligën e Kampionëve të merr energji dhe kjo mund ta prekë Napolin pasi ata nuk janë mësuar për këtë”, potencoi Ambrosini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›