Barcelona kurrë nuk do të jetë në shitje

Kampioni i Evropës është pronë e 180 mijë anëtarëve të tij dhe Rosell ishte zgjedhur nga ta në krye të klubit në verën e vitit 2010. Rivali i Barcelonës, Real Madrid po ashtu është pronë e ‘socios’ por klubet spanjolle si Malaga dhe Getafe tashmë kanë ra në duar e biznesmenëve të huaj.
Rosell ka kritikuar trendin në zhvillim në Spanjë por pranoi se mund të bëhet pak për të parandaluar shpërndarjen e tij. “Është mëkat” tha Rosell në konferencën International Football Arena në Zurich. “Nuk më pëlqen por është duke ndodhur. Është treg i hapur. Në Premierligë nuk ka më klube që mund të blejnë ndërsa tani janë duke ardhur në Spanjë. Ka shkuar mjaft larg deri më tani por nuk mendoj se ka diçka që mund të bëhet” shtoi ai.
Sa i përket Barcelonës, ai nuk ka dyshime. “Barcelona nuk është biznes, është një ndjenjë. Ne nuk jemi pronë e dikujt, ne jemi një asociacion, ne nuk kemi klient. Kurrë nuk do të caktojë një ndeshje në 12 të mesditës për audiencën kineze. Ne duam të zgjerojmë tregon por jo të harrojmë rrënjët tona. Përderisa unë jam president, Barcelona kurrë nuk do të jetë në shitje” përfundoi Rosell.