E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambrosini: Të vazhdojmë me fitore

Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, thotë se fitorja e të mërkurës mbrëma kundër Genoas, do ta kthejë Milanin në rrugë të drejtë për të vazhduar përpara.
"Ishte e rëndësishme të fitonim kundër Genoas, sepse skuadrat në ndeshjet e pasditës fituan (Interi dhe Juventusi)".
"Ka edhe shumë për të luajtur (deri në fund të Kampionatit) dhe ne duhet të vazhdojmë kështu", tha 32-vjeçari.
Mesfushori italian ka folur edhe për rikthimin e David Beckhamit te kuqezinjtë, duke e konsideruar atë si një kampion të madh që punon shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›