E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia feston Krishtlindjet ortodokse

Rusët ortodoksë nga e mbarë Rusia kanë festuar ditën e enjte Krishtlindjet Ortodokse. Patriarku i kishës ortodokse Kirill, së bashku me mijëra rus kanë pritur Krishtlindjet në katedralen e Saviorit e cila ndodhet në kryeqyteti rus, në Moskë.
Më herët gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë patriarku Kirill recitoi disa vargje liturgjike në manastirin e Novospassky. Mbrëmja festive ka filluar për nder të kësaj feste që në orën 10 të darkës në ditën e mërkurë. Në këtë kohë mbi 800 kisha në mbarë Moskën kanë mbajtur meshat e tyre me besimtarët e shumtë ortodoksë të cilët kanë mbushur ambientat e shejnta kishtare.
"Rusët e festojnë në mënyrë shumë të gëzueshme këtë feste. Sepse kjo është një festë e cila sjell lumturi, begati dhe shumë shpresë për njerëzit."- tha Tamara, anëtare e famullisë së një kishe ortodokse moskovite.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve ITAR-TASS mbi 30 mijë kisha në mbarë botën po festojnë dhe po celebrojnë Krishtlindjet ortodokse. Sipas një zëdhënësi të ministrisë së Brendshme ruse mbi 3 milionë persona kanë shkuar në kisha apo manastire për të dëgjuar meshën e mesnatës. Pjesë e këtyre festuesve kanë qenë edhe presidenti rus Dmitri Medvedev së bashku me bashkëshorten e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›