Emiljano Vila huazohet te Dinamo

(ALBANIA SPORT) – Emiljano Vila duket së është lojtar i Dinamos. Midis klubit shqiptar dhe Dinamos së Zagrebit është arritur marrëveshja paraprake. Lajmin e jep gazeta “Panorama Sport”. Skuadra kroate do të përfitojë 25 mijë euro për huazimin gjashtë mujor të Vilës, ndërkohë që vetë lojtari do të marrë 30 mijë euro.