Ambulanca e Fierit, luftë mes trafikut për urgjencat

Në kohën kur pavionet e spitaleve janë të pushtuara nga të sëmurët me virozat e stinës, apo aksidentet automobilistike, ambulancat e Fierit kanë lënë mënjanë shpejtësinë dhe luftojnë për të zhbllokuar kaosin e krijuar nga trafiku i rënduar në rrugën e spitalit.
Vëzhgimi nga afër i situatës dëshmon se nuk është e lehtë të marrësh ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit, pasi një varg i gjatë automjetesh bllokon rrugën e autoambulancave, ndonëse sirenat që lajmërojnë një rast urgjence alarmojnë gjithë qytetin.
Sipas burimeve nga spitali rajonal i Fierit ndodh shpesh herë që të sëmurët transportohen me barrelë, ose merren në krahë nga ana e familjarëve të tyre për ndihmën mjekësore, pasi ambulanca bllokohet në mes të rrugës në një grumbull me automjete të bllokuar në një trafik të rënduar.
Kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e shumë pacientëve sipas mjekëve, pasi mungesa e ndërhyrjes në kohë do të shkaktonte pasoja fatale për ta.
Mjekët i bëjnë apel policisë rrugore që te jene me të angazhur ne kete rruge, sidomos gjatë kësaj periudhe ku trafiku është edhe më i theksuar nga ardhja e emigrantëve.
Megjithëse ekziston nje marreveshje mes policisë dhe spitalit që kjo rruge te kete patrulle të posacme për të përballuar fluksin e lëvizjeve, me sa duket nuk po gjen zbatim.