E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plasari: Shifra 28 mijë dëshmorë nuk është e Enverit, por e qeverisë kuislinge

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, studiuesi Aurel Plasari, në një intervistë për gazetën Shekulli ka deklaruar se prirja për të revizionuar historinë e Luftës së Dytë Botërore është ende nyje problematike ose patatja e nxehtë siç e quan ai.

Sipas tij, ajo luftë shqetëson më shumë politikanët sesa historianët. Ai i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë kryeministrit Sali Berisha, që ka hedhur dyshime mbi shifrën e 28 mijë dëshmorëve si të sajuar në komunizëm.

Stërhollimi i diskutimeve për shifrën e dëshmorëve, kinse qenkësh sajuar nga historianët e Enver Hoxhës. Ja ku po i qetësoj duke u thënë se është përkundrazi shifër e prodhuar nga propaganda e qeverisë kuislinge nën pushtimin gjerman, nga organi zyrtar i saj Bashkimi i Kombit, thotë Plasari.

Ai i referohet një editoriali të publikuar më 21 tetor 1944 me titull Mjaft më! në gazetën Bashkimi i Kombit, ku citohet: Sipas një statistike që kur shkeli Italija në vendin tonë më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit ose për pasojë të luftës që prej të huajve është zhvilluar në tokat tona njëzetetetëmijë shqiptarë.

Plasari ironizon duke shtruar disa pyetje si: Tani mos duhet tu shtojmë këtyre edhe ata që janë vrarë nën pushtimin gjerman? A mos duheshin bërë zbritje se atëherë Shqipëria e madhe përfshinte edhe Kosovën?, pyet ai.

Plasari nënvizon se si politikanët, si mediat e tyre është mirë që lëmshe të tilla tua lënë ti shkokolepsin historianët.

Plasari e quan një lajm të ngrohtë atë që në Vlorë është vendosur të ngrihet një shtatore për Ismail Qemalin e thotë se këtë gjë duhet ta bëjnë edhe shkodranët për Luigj Gurakuqin e të mos qahen dhe ti ankohen botës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›