Ambulantët dhe lokalet afat deri më 1 tetor për lirimin e trotuareve
20/09/2011 Bashkia e Tiranës. Mosrespektimi i afateve do të pasohet me aksionin e policisë bashkiake
Tregtarët ambulantë apo dhe subjekte të tjera që kanë zaptuar trotuaret në rrugët e kryeqytetit për ushtrimin e aktiviteteve të tyre përfituese deri më datën 1 tetor duhet t’i lirojnë këto hapësira. Në të kundërt do të ndërhyjë policia bashkiake e kryeqytetit për largimin e tyre nga përdorimi i këtyre hapësirave publike, që duhet të jenë në funksion të lëvizjes së lirshme të qytetarëve. Pjesë e këtij paralajmërimi të lëshuar gjatë ditës së djeshme nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm tregtarët ambulantë të palicensuar, por edhe ato subjekte që gëzojnë një licencë tashmë për të kryer një aktivitet të tillë. Po ashtu edhe subjekte të tjera, si lokale, bare apo restorante brenda këtij afati duhet të largojnë nga trotuaret tavolinat e vendosura për shërbimet e caktuara. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës Anila Bisha ka komunikuar gjatë ditës së djeshme edhe paralajmërimin më të fundit për lirimin e trotuareve të uzurpuara nga veprimtarë ambulante. Prej kohësh pjesa dërrmuese e torturave janë shndërruar në pronë të subjekteve ambulante, duke penguar qarkullimin e lirshëm. “Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë deri më datën 1 tetor të këtij viti. Gjithashtu bashkia e kryeqytetit u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve që kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, - ka deklaruar Bisha. Sipas saj, Bashkia kërkon edhe mirëkuptimin e këtyre subjekteve, duke qenë se kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që ata duhet të gëzojnë gjatë lëvizshmërisë së përditësime. Me tej Bisha ka sqaruar se të gjitha subjektet që nuk do të respektojnë këtë afat të vendosur do të përballen me penalizimet përkatëse. “Bashkia e Tiranës bën të ditur se, nëse nuk do të respektohen këto afate, atëherë policia bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, - ka përfunduar Bisha.