Kuotat bosh në universitete e rretheve
20/09/2011 Vendet e lira në programet studimore të fakulteteve në qytetin e Shkodrës, Elbasanit e Gjirokastrës
Plotësimi i kuotave të parealizuara do të bëhet me zbritje të vijës së hequr për fituesit paraprakë
Krahas fakulteteve të kryeqytetit, edhe ato në rrethe raportojnë një numër të lartë kuotash të paplotësuara pas mbyllja së regjistrimeve për fituesit paraprakë në universitetet publike të vendit. Numri i kuotave të paplotësuara në rang vendi, që pritet të zbardhet zyrtarisht nga dikasteri i Arsimit, edhe për këtë vit pritet të jetë tepër i lartë, kjo për shkak të largimeve të shumë maturantëve për studime jashtë vendit. Megjithatë, duke iu referuar të dhënave të raportuara nga sekretaritë mësimore të fakulteteve në rrethe, raportohet se në tri prej universiteteve, konkretisht në atë të Shkodrës, të Elbasanit dhe të Gjirokastrës, janë rreth 900 vende të lira, të cilat do të zëvendësohen me fitues të tjerë në raundin pasardhës.
Sipas të dhënave, konfirmohet se Universiteti i Elbasanit mbart numrin më të lartë të kuotave të paplotësuara gjatë fazës së parë, rreth 394 vende bosh, ndarjen e të cilave e gjeni të detajuar në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Po ashtu i lartë paraqitet edhe numri i kuotave të parealizuara në dy universitetet e tjera, të cilat i gjeni të detajuara në të dhënat bashkëngjitur shkrimit. Sipas përcaktimeve të bëra, nga Ministria e Arsimit në udhëzimin specifik të regjistrimeve, bëhet me dije se do të ketë edhe në tjetër raund për selektimin e fituesve, renditja e të cilave do të ndryshojë në varësi të kuotave të mbetura bosh nga faza e parë në të gjitha programet studimore të arsimit të lartë. Kështu, të gjitha vendet që kanë mbetur bosh në degët e caktuara do të plotësohen me të tjerë kandidatë që ndodhen më pranë pragut të hequr për fituesit paraprakë. Por para zbritjes së listës së fituesve do të kryhet edhe procesi i ngjitjes së preferencave, në të cilin parashikohet që të gjithë kandidatët që kanë fituar në një preferencë më të ulët sesa renditja e bërë në formulari A-2, do të mund të shkojnë në një tjetër që është renditur më lart se dega ku janë shpallur fitues. Këto lëvizje të preferencave kushtëzohen nga numri i vendeve të mbetura bosh në programet përkatëse. Tashmë strukturat e arsimit të lartë kanë depozituar të dhënat përkatëse pranë APRIAL-it, që gjatë tri ditëve të ardhshme do të detajojë renditjen e re të fituesve përfundimtar, në të cilën do të përfshihen edhe ndryshimet e bëra për ngjitjet e preferencave dhe zbritjen e vijës së hequr për fituesit e fazës së parë. Shpallja e listës përfundimtare do të bëhet më datën 23 shtator. Pas afishimit të listave të fituesve fakultetet do të çelin edhe një herë procedurën e regjistrimeve për të rikonfirmuar përfundimisht statusin e studentit për kandidatët e shpallur fitues në programet e studimeve publike të arsimit të lartë.
Vendet e paplotësuara në programet e Universitetit të Shkodrës
Gjuhë-letërsi 16 Histori 14
Gazetari 12 Gjermanisht 24
Frëngjisht 11 Italisht 20
Anglisht 10 Biznes 13
Financë 8 Turizëm 9
Edukim fizik nuk ka Infermieri 9
Mami 7 Fizioterapi 4
Matematikë 9 Informatikë 11
Fizikë 16 Biokimi 13
Cikli i ulët 23 Edukatore 23
Psikologji 11 Punë sociale 5
Pikturë 2 Gjeografi 14
Drejtësi 19 Gjithsej 303
Universiteti i Elbasanit
-Në Fakultetin Ekonomik mbeten pa plotësuar 35 kuota
-Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës mbeten pa plotësuar 64 kuota studimi
-Në Fakultetin e Shkencave Humane mbeten pa plotësuar 2007 kuota
-Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit mbeten pa plotësuar 88 kuota studimi
-Gjithsej për të gjitha fakultetet e këtij universiteti raportohet se nga 2630 kuota të miratuara për pranimet e reja kanë mbetur edhe 394 vende të paplotësuara në degë të ndryshme.
Universiteti i Gjirokastrës
-Gjithsej për këtë universitet pas mbylljes së regjistrimeve të fazës së parë janë raportuar 200 vende të paplotësuara në programe të caktuara mësimore.
- Programet matematikë dhe fizikë 60 kuota të paplotësuara.
- Në degën e letërsisë raportohen 30 kuota të paplotësuara.
- Në degët histori e gjeografi raportohen 40 kuota të paplotësuara.
- Në programin e biokimisë kanë rezultuar 40 vende bosh.
- Ndërsa në programin për ciklin e ulët janë 30 kuota të paplotësuara.