E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej” shumë shpejt me plan të ri

Shumë shpejt sheshi "Skënderbej" do të ketë një plan të ri rregullues që do të ketë devijime nga ai plani i lënë trashëgim nga ish kryebashkiaku Rama.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu aktual i bashkisë Lulzim Basha gjatë takimit me ambasodrin e OSBE Eugen Volfarth, ku la të kuptohet qartë se sheshi qëndror i Tiranës do të ketë ndryshime.
 

Ndërkohë që ambasadori Volfath gjatë bisedës së tij me kryebashkakun Basha kërkoi më shumë vëmendje nga Bashkia ndaj çështjeve të mbetjeve urbane.
 

Po në të njëjtën linjë, ambasadori i OSBE vuri theksin edhe në çështjet e lejeve të ndërtimit duke kërkuar që ky proces të jetë transparent nga bashkia për të shmangur çdo abuzim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›