E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti i Birrës vritet nga e shoqja, 62 vjet më e re

Një 90 vjeçar nga Gjermania, i njohur si Mbreti i Birrës, ka gjetur vdekjen. Por menjëherë pas vdekjes së tij kanë lindur dyshimet se ai është vrarë nga e shoqja, 28 vjeçarja Meharit Kifle.

Djali ilegal i Mbretit të Birrës, thotë se babai u vra nga e shoqja, e cila është 62 vjet më e re. Ajo i mohoi të shoqit lëngjet, çka bëri që ai të vdiste nga dehidratimi.

Bruno Shubert, pasuria e të cilit vjen pas shitjes së prodhuesit të birrës Henninger, u martua me modelen belge në vitin 2009.

Martesa e tij me vajzën me origjinë etiopiane shkaktoi një tërmet në elitën e Frankfurtit për shkak se ai u martua me vajzën e re vetëm pesë muaj pasi i kishte vdekur gruaja e tij e parë, me të cilën kishte qëndruar 68 vjet i martuar. Shubert ndryshoi testamentin duke i lënë pasurinë të shoqes së re. Policia thotë se ka nisur hetimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›