Ndërkombëtarët kërkojnë dorëheqjen e Mugabes
Ndërkombëtarët kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të Zimbabveve, Robert Mugabe, pas përkeqësimit të situatës shëndetësore në këtë vend ku me mijëra njerëz rrezikojnë jetën nga kolera që është përhapur anëembanë. Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Mugabes. Mbajtësi i Çmimit Nobel për paqe, afrikani Desmond Tutu ka kërkuar përdorimin e dhunës ushtarake për rrëzimin e sistemit autoritar të presidentit. Sipas të dhënave 600 vetë kanë vdekur në Zimbabve nga kolera, gati 13 mijë janë sëmurë.