E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika duhet te drejtoje nje shpetim te ekonomive ne zhvillim

Nga George Soros

Sistemi global financiar ashtu sic eshte strukturuar aktualisht eshte karakterizuar nga nje asimetri shume e rrezikshme. Autoritetet financiare te vendeve te zhvilluara jane pergjegjese dhe ata do te benin cfaredo per te parandaluar qe sistemi te shperbehej. Megjithate, ata jane me pak te shqetesuar per fatin e vendeve ne periferi. Si rezultat, sistemi jep me pak stabilitet dhe mbrojtje per keto vende sesa per vendet ne qender. Kjo asimetri - e cila eshte mbajtur ne te drejtat e vetos qe SHBA gezojne ne Fondin Monetar Nderkombetar, shpjegon se perse SHBA kane qene ne gjendje te zmadhojne nje deficit aktual pagesash gjithnje ne rritje gjate cerek shekullit te kaluar. I quajturi konsensusi i Uashingtonit imponon disipline te rrepte tregu mbi vendet e tjera por SHBA ishin te perjashtuara prej kesaj.

Krizat qe u shfaqen gjate vitit 1997 shkaterruan periferi te tilla si Indonezia, Brazili, Korea dhe Rusia por e lane Ameriken te pademtuar. Me pas, shume prej vendeve periferike, edhe njehere terhoqen nje fluks te madh kapitalesh, dhe ne vitet e kaluara kane patur nje rritje te shpejte ekonomike. Atehere erdhi kriza financiare, e cila e kishte origjinen ne SHBA. Deri kohet e fundit vendet periferike te tilla si Brazili mbeten kryesisht te paprekura; ne te vertete, ata perfituan prej bumit te lendeve te para. Por pas falimentimit te Lehman Brothers, sistemi financiar vuajti nje ndalim kardiak te perkohshem, dhe autoritetet ne SHBA dhe Evrope riklasifikuan masat e deshperuara per ta ringjallur ate. Ne fakt, ata moren vendim se asnje tjeter institucion i madh financiar nuk do te lejohej te mos plotesonte detyrimet e veta dhe ato gjithashtu garantonin depozituesit kundrejt humbjeve. Kjo ka favorizuar pa dashje, pasojat per vendet periferike dhe autoritetet ishin zene ne befasi.

Ne ditet e fundit ka patur nje entuziazem te pergjithshem per siguri nga periferia prapa drejt qendres. Monedhat kane rene serish kundrejt dollarit dhe jenit, disa edhe ne menyre te nxituar. Normat e interesit dhe kestet e sigurimit per kredite e mospaguara jane ngritur dhe bursat jane rrokullisur. Thirrjet e periferise jane shtuar dhe jane perhapur ne bursat e SHBA dhe Evropes, duke ngritur spektrin e nje paniku te ri.

FMN eshte duke diskutuar nje lehtesim te ri krediti per vendet ne periferi, ne kundershtim me linjat e kushtezuara te kreditit te cilat nuk ishin perdorur asnjehere per arsye se kushtet me te cilat ato shoqeroheshin ishin shume te renda. Lehtesimi i ri do te vazhdoje pa kushte dhe pa njolla per vendet qe ndjekin politika te shendosha makroekonomike. Vec kesaj, FMN eshte e gatshme per te zgjeruar kredite e kushtezuara per vendet qe jane me shume te kualifikuara. Islanda dhe Ukraina kane nenshkruar tashme dhe Hungaria vjen pas tyre.

Rruga eshte e drejte por kjo do te jete shume pak, dhe shume vone. Maksimumi qe mund te jete nxjerre sipas ketij lehtesimi do te ishte pese here kuota e vendit. Ne rastin e Brazilit, per shembull, kjo do te arrinte ne 15 miliarde USD, nje lemoshe e krahasuar me rezerven valutore te Brazilit prej me shume se 200 miliarde USD. Nje pakte shume me e gjere dhe shume me fleksibel eshte e nevojshme per te siguruar tregjet. Bankat qendrore ne qender duhet te hapin linja te gjera shkembimesh me bankat qendrore te vendeve kualifikuese ne periferi dhe vendet me rezerva te gjera valutore, vecanerisht Kina, Japonia, Abu Dabi dhe Arabia Saudite duhet te ndertojne nje fond suplementar i cili mund te ishte perndare ne menyre me fleksibel. Ka gjithashtu nje nevoje urgjente per kredi afatshkurtra dhe afatgjata per t'i dhene mundesi vendeve me pozicione te shendosha fiskale per tu angazhuar ne politika kunderciklike kejnesiane. Vetem duke stimuluar kerkesen e brendshme mundet qe te menjanohet spektri i nje depresioni mbare boteror.

Per fat te keq, autoritetet gjithmone jane leshuar mbas ngjarjeve; kjo eshte arsyeja perse kriza financiare eshte duke qene jashte kontrollit. Tashme ajo ka pushtuar vendet e Gjirit, dhe Arabia Saudite dhe Abu Dabi mund te jene shume te shqetesuar me rajonin e tyre per te kontribuar ne nje fond global. Ka ardhur koha per te filluar te mendohet mbi krijimin e te drejtave speciale te terheqjes ose disa forma te tjera te rezervave nderkombetare ne nje shkalle me te gjere, por kjo eshte objekt i vetos amerikane.

Presidenti Xhorxh W.Bush ka thirrur nje samit te G20 per ne 15 Nentor por nuk ka shume pika ne mbajtjen e nje takimi te tille nese SHBA nuk jane serioze per te mbeshtetur nje perpjekje globale shpetimi. SHBA duhet te tregoje menyren per te mbrojtur vendet e periferise kunder nje stuhie e cila e ka origjinen ne SHBA, nese ajo nuk deshiron te humbase pretendimin e saj per pozicionin e lidershipit. Edhe pse z.Bush nuk ndan kete pikepamje, eshte per te shpresuar se presidenti i ardhshem do ta kete - por deri atehere demi do te jete shume me i madh.

Publikuar dje ne "The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›