Te perndjekurit, 20 milione USD
Projektbuxheti i 2009, i cili vetem tri dite me pare ka marre miratimin e qeverise ka vene ne dispozicion per kompensimin e ish te persekutuarve politike 2 miliarde leke ose 20 milione dollare. Fondi eshte plot 3.2 here me i larte se, fondi i vene ne dispozicion per kompensimin e ish-pronareve qe llogaritet ne vleren e 6 milione dollareve per vitin 2009. Fondi per vitin 2009 eshte llogaritur ne keto nivele per shkak se, fondi prej 10 milione USD i vene ne dispozicion te ish te perndjekurve kete vit nuk ka arritur te shpenzohet. Sipas burimeve ne Ministrine e Financave duket se, shkak per pamundesine e shperndarjes se shumes se parashikuar eshte mangesite ne dokumentacion te perfituesve dhe per faktin se, plotesimi dhe dorezimi i dokumentacionit ne Ministrine e Drejtesise ka afat edhe kete muaj. Sakaq, sipas ligjit demshperblimi do te shtrihet ne nje periudhe kohore shtatevjecare. Ne baze te ligjit te miratuar ne Kuvend, fondi celet vetem nga Ministria e Financave, pasi kjo e fundit te kete marre ne dorezim kopjen e dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne demshperblim. Dhenia e parave ne forme demshperblimi per ish-te denuarit, do te behet nepermjet llogarive bankare, te cilen mund ta terheqin vete ish-te denuarit ose ne rast se humb jeten, shuma terhiqet vetem nga familjaret e tij si bashkeshorti/ja ose femijet. Nese asnje prej tyre nuk eshte gjalle, fondet i kthehen buxhetit te shtetit. Depozitat bankare qe celen ne emer te ish-te denuarit politik behen te disponueshme brenda nje jave nga celja e tyre. Sqarimet ne lidhje me menyren e shperndarjes se parave i ben Ministria e Financave. Ndonese prej dy vitesh ne buxhetin e shtetit percaktohet nje kuote per ta, asnjehere leket nuk kane dale nga arka e shtetit. Keshtu ndodhi edhe vitin qe kaloi, ku shuma e percaktuar per kete kategori nuk u shpernda. Nga ana tjeter ish-te denuarit jane ankuar per procedurat e percaktuara per te marre demshperblimin. Sipas tyre, formulari tip wshtw shume i ngaterruar dhe institucionet i zvarrisin nw plotesimin e dosjes se tyre me dokumente. Blerina Hoxha
Kompensimi i ish te persekutuarve sipas ligjit te fundit
Sipas ligjit te miratuar ne muajin nentor, ish-te denuarit dhe te perndjekurit politike do te perfitojne 2 mije leke per cdo dite burg, nderkohe qe ata qe kane qene te internuar ose te rrethuar ne tela me gjemba nga viti 1944 deri ne vitin 1954 do te perfitojne nga 1 mije leke per cdo dite burgim. Ligji "Per demshperblimin e te denuarve politike te regjimit komunist", zevendesoi ne kete menyre ligjin e meparshem, i cili perreth dy vjet ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Perfitues, sipas ketij ligji jane ish-te denuarit politike te regjimit komunist te periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991, te cilet kane kryer denim penal te padrejte dhe kane vuajtur pjeserisht apo plotesisht denimin e dhene, si dhe familjaret e viktimave te ekzekutuar gjate periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991. Qe prej vitit 1991 kur moren fund persekutimet per motive politike, shtresat e perndjekura per keto motive ende nuk jane rehabilituar financiarisht. Shkaqet lidhen me ndryshimin e legjislacionit, mungesen e fondeve dhe mungesen e dokumentacionit te sakte per nje kategori te madhe te perndjekurish. Shume prej tyre gjate ketyre dekadave te fundit kane humbur jeten pa mundur te rehabilitohen as financiarisht dhe as moralisht nga qeverite pas viteve 1990.