Kater ide per presidentin e ardhshem
Nga Michael Bloomberg
Kryetar i Bashkise se Nju-Jorkut
Bursa u shemb. Tregu i kredive eshte ngrire. Papunesia rritet. Shtepite perfundojne tek bankat. Konsumi dobesohet. Fabrikat shkurtojne prodhimin. Nje recesion global po afrohet. Mireserdhet ne Shtepine e Bardhe, Presidenti i 44-t.
Kriza qe ka nisur, ka treguar krahasimet te panumerta me Depresionin e Madh dhe padyshim mediat menjehere kerkojne ta pershkruajne ne detaje axhenden e tij per 100 ditet e para, duke pritur qe ajo te perserise kuadrin legjislativ te Franklin D.Ruzvelt (FDR) ne 1933. Keshilla ime eshte: injorojeni. Njeqind ditet tuaja te para ne Uashington do te jene shpenzuar me mire ne pergatitjen e 1360 diteve pasardhese.
Njeqind ditet e para te FDR realizuan ate qe administrata Bush dhe Kongresi kane kerkuar ta bejne ne gjashte dhjete dite e fundit: rivendosjen e besimit ne institucionet tona financiare. Kur ju te hyni ne Shtepine e Bardhe, paniku me i keq bankar duhet te kete kaluar.
Nga ana tjeter eshte e mundur qe te jemi ne recesion te plote dhe nxjerrja e vendit jashte tij duke hedhur bazat per nje shekull te ri rritje dhe prosperiteti ekonomik nuk eshte nje sipermarrje qe mund te behet ne pak muaj madje as me nje reforme te vetme te rregullave.
Riorganizimi i strukturave qe qeverisin institucionet financiare do te jete sipas te gjitha gjasave detyra kryesore e Kongresit te ardhshem, ashtu sic ishte edhe tani. Por eshte vendimtare qe ju te mos lejoni qe Kongresi te ngaterroje reformen e rregullave me nje axhende ekonomike. Shendeti dhe forca afatgjate e ekonomise se nje vendi nuk varet shume nga forma e rregullave federale sesa nga kapaciteti i rritjes dhe novacioneve.
Ne dhjete vitet e fundit ka patur nje sfide te papare me pare ndaj statusit tone te superfuqise ekonomike boterore. Kjo mbi te gjitha fale Amerikes, kapitalizmi ka triumfuar ne bote dhe tani te gjithe duan te na mundin me lojen tone. Kjo eshte nje gare e cila duhet te na joshe, me qellim qe ne te vazhdojme te gezojme te gjitha avantazhet: universitetet me te mira, fabrikat dhe trajtimet mjekesore me te avancuara, punonjesit me sipermarres dhe cilesine e nje jete me te mire. Por si nje kampion sportiv i cili, i kenaqur ne vetvete, ka nderprere stervitjen, keshtu qeveria federale - e paralizuar nga interesat e vecanta - ka lejuar qe Amerika te humbiste shpirtin luftarak dhe forcen. Rikuperimi nuk do te jete i lehte as i padhimbshem por alternativa - humbja e terrenit ne favor te Kines, Indise, Korese, Japonise, Bashkimit Evropian - nuk eshte nje opsion.
Kriza e tregjeve financiare ka ngritur problemet tona ekonomike si teme kryesore e fushates elektorale dhe fitorja juaj, i dashur President, i atribuohet gjeresisht besimit me te cilin zgjedhesit i jane pergjigjur juve dhe ne kapacitetin tuaj per te vepruar dhe siguruar rezultate. Ju e keni bere fushaten tuaj mbi nevojen e realizimit te ndryshimit dhe per te reformuar pothuajse cdo aspekt te politikes federale, perfshi shendetesine dhe sigurine sociale. Tema themelore, ashtu si shume te tjera. Por ju nuk mund ti perballoni te gjitha keto njekohesisht, duhet te percaktoni prioritete dhe, ne kohen e krizes ekonomike, ekonomia duhet te kete precedence mbi gjithcka. Ju do te merrni keshilla nga shume persona te mencur. Si kryetar i bashkise te qytetit me te madh amerikan, si afarist qe ka filluar 25 vjet me pare me tre njerez ne nje kafene, si babai i dy vajzave thellesisht te shqetesuara per te ardhmen e vendit te tyre, t'ju ofroj disa ide edhe une.
Infrastruktura
Tornadoja Katrina ka nxjerre tragjikisht ne pah gjendjen e infrastrukturave tona, por te gjithe kryetaret e Bashkive te Amerikes e shikojne cdo dite: transporti masiv per t'u ngritur, ura per tu riparuar, aeroporte per tu zgjedhuar, ujesjellesit dhe kanalizimet per t'u permiresuar. Amerikanet e njohin nevojen per investime me te medha ne infrastrukture dhe nga eksperienca ime ne Nju-Jork jane te gatshem te paguajne, me kusht qe te jene te sigurt se parate e tyre do te jene shpenzuar per te permiresuar komunitetin e tyre dhe jo mundesine per rizgjedhje te ndonje ligjvenesi. Ne vend qe te paguajne infrastrukturen me rezervat e lena menjane, mund te krijohet nje banke specifike, e cila financon projektet e mbeshtetura ne menyre rigoroze mbi meritat, duke investuar me shume atje ku ka nevoje me te madhe dhe duke perfshire qytetaret ne kontrollin e shpenzimeve dhe kohen e realizimit. Quajeni "Marreveshja e Re", President: te investosh me shume, me zgjuar dhe me rezultat. Ne kete menyre jo vetem do te kete pune per amerikanet, por do te jene edhe infrastruktura qe do te sherbejne per te konkurruar ne shekullin e XXI.
Energjia
Sigurisht, me shume energji berthamore dhe puse te reja nafte. Por te dy e dime se zgjidhja e vertete dhe afatgjate jane burimet e rinovueshme, ashtu sic e kane kuptuar tashme qeverite ne Lindjen e Mesme te cilat, megjithese te pasur me nafte, investojne ne energjine e gjelber. Nese do te jemi ne pionieret, do te krijojme mijera vende pune te rishperndara mire. Nese do te na duhet ta blejme nga te tjeret, do te vazhdojme te transferojme jashte miliarda dollare.
Emigracioni
Per te qene pioniere ne teknologjite e reja duhet te kemi mendjet me te mira. Per fat te keq sistemi yne refuzon shume emigrante ose, pasi i ka arsimuar, u jep atyre nje shkelm, per te cilen ata marrin dijen e tyre dhe e cojne ne vendet me mikpritese. Kjo eshte nje cmenduri e paster. Dhe demton kapacitetin tone per shpikjet. Nje ligj i ri per emigracionin eshte themelor. Mundet te marre formen e nje karte identifikimi e cila u lejon punedhenesve te verifikojne ligjshmerine e kandidateve, te rrisin mundesite per ata qe ndjekin endrren amerikane dhe tu ofrojne atyre te cilet jane ketu ilegalisht mundesine per te fituar te drejten e qendrimit.
Arsimimi
Amerika u be nje superfuqi sepse kemi patur gjithmone dyert e hapura per me te zotet dhe sepse shkollat tona te medha i kane prodhuar. Por prej dekadash sistemi yne arsimor eshte cmendur, ndersa vendet e tjera kane shtypur gazin, me rezultatin qe tani konkurrojne me ne per pune qe kerkojne specializim te larte. Edhe ju president, e dini sesa e rendesishme eshte per studentet tane te mesojne me shume matematiken, me shume shkenca, me shume inxhinieri, me shume teknologji. Problemi nuk eshte vetem se nuk shpenzojme aq sa duhet, sepse shpenzojme shume, por sepse hedhim parate ne nje model shkollor te kapercyer dhe jo efikas, i mbajtur me shume nga fuqia e sindikatave sesa nga nevoja e studenteve. Ne te vertete duhen standarde mesimore me te larta, paga me te mira, cmime per meritat, raporte mbi rendimentin shkollor, orare ne te gjata. Keto reforma kane qene themelore per suksesin tone ne Nju-Jork. Dhe nese ka qene e mundur te zbatohen ketu, ku sindikatat dhe interesat e vecanta kane mbizoteruar per dekada, mundet te jeni zbatuar shume mire ne te gjithe vendin.
Publikuar dje, ne "The Newsweek"