E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika i jep lamtumirën e fundit 9-vjeçares

Vogëlushja është e para nga gjashtë viktimat e atentatit që përcillet për në banesën e fundit.

Kristina, të cilën presidenti Barak Obama e nderoi mbrëmjen e së mërkurës, ishte nxënëse, valltare dhe atlete e shkëlqyer.

Ajo kishte shpresuar të takonte kongresisten Gabrielle Giffords gjatë takimit me elektoratin por u vra gjatë atentatit kundër politikanes së bashku me pesë persona të tjerë. Vogëlushja kishte lindur me 11 shtator 2001, ditën e ngulitur thellë në kujtesën e të gjithë amerikanëve dhe të të gjithë botës për atentatin kundër kullave binjake në “Wallstreet”.

Mjekët thonë se Giffords po bën “progres” në spital, ku dje edhe hapi sytë për rreth 60 sekonda.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-14 09:55
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›