E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Më 8 maj fitore të thellë mbi bllokmenët e rinj

Sipas kryeministrit, bllokmenët e rinj, me nihilizmin e tyre nuk ngurojnë që Shqipërinë ta krahasojnë me skëterrën e etërve të tyre.

“8 maji po vjen! 8 maji është dita e vlerave tona, është dita e 20 vjetorit tonë, është dita e arritjeve tona, është dita e përpjekjeve tona të mëdha të suksesshme, është dita në të cilën ne vendosim për Korçën dhe për Shqipërinë e katër viteve që vijnë, është dita e fitores sonë të thellë mbi bllokmenët, mbi bllokun, bunkerin e tyre. Ajo është dita në të cilën shqiptarët do t’i japin vendin e merituar atij që përpiqet të bllokojë rrugën tonë drejt të ardhmes, drejt Evropës”, u shpreh Berisha.

Në përshëndetjen e tij, Berisha shprehu vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që 20 vjet më parë kontribuan dhe themeluan Partinë Demokratike në Korçë. Kryeministri theksoi se “ne që shembëm murin e Berlinit në Tiranë, që përmbysëm diktaturën më mizore në Evropë, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, që ndërtuam tregun e lirë, që bëmë që shqiptarët të lëvizin pa viza, që shndërruam ekonominë shqiptare nga një ekonomi në agoni e vdekje klinike – në një nga ekonomitë më vibrante në Evropë dhe në botë, në 7 vitet që vijnë do të bëjmë që Shqipëria, e bukura e dheut, të renditet me vendet e zhvilluara të Evropës dhe botës”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-14 09:15
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›