E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika ne zi publikohen emrat e viktimave

Zyrtarët në Konektikat kanë publikuar emrat e viktimave dhe identitetin e 20 fëmijëve dhe 26 të rriturve që u vranë në masakrën e shkollës fillore sendi Huk.
Ata që mbetën të vdekur ishin 12 vajza dhe 6 femra të rritura përfshirë këtu mësueset Loren Ruso, dhe Viktoria Soto përfshirë psikologen Meri Sherlah.
Vrasësi i identifikuar si Adam lanza vrau fillimisht nënën e tij Nensi dhe më pas shkoi në shkollën fillore ku shkaktoi 26 viktima për të vrarë veten më pas.

Të 20 fëmijët që janë qëlluar për vdekje në shkollën “Sandy Hook” në Konektikat, kanë qenë të moshës 6 dhe 7 vjeç.
Autoritetet mjekësore kanë thënë se sulmuesi ka përdorur pushkën si armën e tij kryesore dhe se të gjitha viktimat janë qëlluar disa herë.
“Unë kam bërë këtë punë për një të treten e shekullit. Por, kjo është më e keqja që kam parë apo që di unë se kanë parë kolegët e mi”, ka thënë Ëayne Carver II, kryeshef i mjekësisë ligjore për shtetin Konektikat.
I armatosuri, i identifikuar si Adam Lanza, ka vrarë nënën e tij, përpara se të shkonte në shkollë dhe të bënte masakër.
Gjashtë të rritur, të gjitha femra, janë vrarë po ashtu para se sulmuesi të vriste veten.
Fëmija më i vogël që është vrarë, ka qenë Noah Pozner, i cili ka festuar ditëlindjen e tij të gjashtë muajin e kaluar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka vizituar sot shkollën ku ka ndodhur krimi dhe është takuar me familjet e viktimave dhe për të biseduar me to.
Pas sulmit, Obama ka bërë thirrje për “veprime kuptimplota” kundër krimit me armë në SHBA.
“Si një komb, ne kemi pësuar shumë tragjedi të tilla në vitet e fundit: në shkollën fillore në Njutaun, në qendrën tregtare në Oregon, në tempullin e shenjtë në Uiskonsin, në kinemanë në Kolorado e të tjera. Secila nga këto lagje, mund të jetë e jona, andaj duhet të bashkohemi. Duhet të ndërmarrim veprime kuptimplota për të parandaluar tragjedi të tjera si kjo, pavarësisht nga politika”, ka thënë Obama.
Sipas autoriteteve policore, vrasjet e së premtes kanë ndodhur në dy klasa, ndërsa të shtënat kanë zgjatur “vetëm disa minuta”.
Kur kanë dëgjuar të shtënat, mësueset kanë bërë përpjekje të mbrojnë fëmijët, duke mbyllur dyert e klasave dhe duke i fshehur ata në dollapë.
“U kam thënë fëmijëve të jenë të qetë. U kam thënë që i dua shumë dhe se gjithçka do të jetë në rregull, sepse kam menduar se kjo do të jetë gjëja e fundit që do të dëgjojnë”, thotë mësuesja Kaitlin Roig, duke rrëfyer momentet e tmerrit.
Nëpunësja e bibliotekës, Maryann Jacob, ka mbledhur tetëmbëdhjetë fëmijët në një qoshe të dhomës dhe ka bllokuar derën me një skedar.
“Kemi nisur të ngjyrosim me ngjyra në letër, për t’ua tretur mendjen”, thotë ajo.
Banorët e qytetit kanë anuluar festat e Krishtlindjeve dhe kanë larguar nga oborret e tyre dekorimet festive. Shumë shtete kanë ulur flamujt në gjysmështizë, ndërsa shtëpitë e adhurimit dhe shkollat janë mbushur me njerëz që luten për viktimat.
Babai i sulmuesit, Peter Lanza, i cili nuk ka jetuar me të, ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Familja jonë është në pikëllim, bashkë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e madhe. Asnjë fjalë nuk mund të shprehë atë se sa zemërthyer jemi”, thuhet në deklaratën e tij.
Adam Lanza ka jetuar me nënën e tij në një lagje të mirë të Njtaunit. Shtëpia e tyre ndodhet 8 kilometra nga shkolla “Sandy Hook”, ku, sipas disa raporteve, ai ka ndjekur mësimet fillestare.
Tragjedia në Njutaun është sulmi i dytë vdekjeprurës në një shkollë apo universitet të Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2007, një student në një universitet të Virxhinias ka vrarë 32 njerëz dhe ka plagosur disa të tjerë.

Profili i një vrasësi
I turpshëm, inteligjent dhe i fiksuar pas nënës së tij. Ky ishte autori i vrasjeve që tronditën botën dy ditë më parë. Adam Lanza, 20 vjec, kishte sindromën Asperger. Ai vuante nga shqetësime të personalitetit dhe ishte një ish nxënës i shkollës fillore Sendi Huk në të cilën vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur para se të vriste veten. Sipas Nju Jork Tajms sindroma nga e cila vuante i jepte shqetësime në sferën emotive por në të njëjtën kohë dhe kapacitete të mëdha intelektuale. Ish shokët e klasës mbajnë mend se ai ishte i apoasionuar nga lojrat kompjuterike. Nëna e tij Nensi ishte një koleksioniste armësh gjahu dhe shumë shpesh merrte dhe fëmijët me vete për gjueti.
Në vitin 2008 ajo ishte divorcuar nga babai i Adam, dhe i bënte presion djalit të saj që të mësonte shumë dhe të ishte pari i klasës.
Adam kishte vështirësi të lidhte shoqëri dhe shpesh tallej nga shokët e tij.
Në klasë ai ulej gjithnjë pranë derës në mënyrë që të ishte i pari që dilte.
Kur pyetej ai fliste me shumë vështirësi. I dobët, i zbehtë sipas përshkrimit të shokëve të tij ai nuk kishte një profil në facebook.
Një mik i familjes tregon për gazetarët që Adam kishte dhe një problem tjetër, nuk ndiente dhimbje fizike. Ai mund të vritej dhe as e vinte re këtë gjë.

Mësueset e shkollës mbrojtën fëmijët me trupat e tyre 
Armët e zjarrit që u morën në shkollën Sendi Huk në Konektikat kishin leje dhe ishin të regjistruara në emrin e Nensi Lanza, nëna e vrasësit që të premten shkaktoi 27 viktima.
Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama do të vizitojë familjet e viktima dhe do të falenderojë ndërhyrjen e shpejtë për punën e tyre. Obama pritet të mbajë dhe një fjalim në meshën e pasdites.
Ndërkohë që bëhen publike dhe detaje të tjera për masakrën e ndodhur dy ditë më parë. Tre mësueset e vrarë në shkollë janë ekzekutuar në përpjekje për të mbrojtur fëmijët pasi i kanë mbrojtuar ata me trupin e tyre. Mësuesja viktoria Soto 27 vjec ka marrë nxënësit e saj dhe i ka fshehur në një dollap para se të vritej.
Presidenti amerikan dhe një ditë më parë ka ritheksuar se sa e rëndësishme është marrja e masave urgjente për të evituar masakra të tilla. Një tragjedi që ka lënë në gjendje shoku vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›