E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni fitojne liberaldemokratet e Shinzo Abe

Liberaldemokratët e Shinzo Abe kanë fituar zgjedhjet politike të parakohshme dhe rikthehen në këtë mënyrë në pushtet pas tre vjetës. Ata kanë mundur demokratët e kryeministrit të vendit Noda. Lajmi ëshët konfirmuar nga exit poll-et e para të publikuara nga televizioni shtetëror. Sipas këtyre të dhënave liberaldemokratët kanë marrë 275 deri në 310 vende, ndërsa aleati Nju Neë Komeito nga 27 deri në 36: Të dy partitë së bashku kalojnë dy të tretat e 480 vendeve që përbëjnë dhomën e ulët. Për demokratët të cilët kanë ardhur në pushtet 3 vjet më parë, kjo ishte një humbje e thellë vetëm 77 vende, në krahasim me 310 vende që ksihin marrë në vitin 2009. Madje thuhet se demokratët janë lënë prapa nga një pol i tretë, partia e restaurimit të Japonisë, të themeluar nga kryebashkiaku i Osakës dhe udhëhequr nga ish guvernatori i Tokios e cila mendohet të ketë marrë deri në 61 mandate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›