Egjipt-Referendumi per kushtetuten e re
Egjipti në pjesën më të madhe të vendit i thotë po kushtetutës së re të presidentit të vendit Morsi. Pas ditës së parë të votimit, dhe rezultateve ende të paqarta egjiptianët do u drejtohten sërish kutive të votimit të shtunën e ardhshme.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga partia e lirisë dhe e drejtësisë, së presidentit Morsi, aprovimi për kushtetutrën ka marrë më shumë se 56 për qind të votave.
Por meqë në qytetet më të populluar si Kajro dhe Aleksandri kanë fituar ata që kundërshtojnë këtë kushtetutë, cdo gjë mbetet ende për tu parë.
Vendi duket i ndarë në dy pjesë, dhe të dhënat e para kanë rindezur sërish polemikat për tekstin e shkruar nga Asambleja kushtetuese, në pjesën më të madhe e përbërë nga islamikët, të cilën opozita laike, liberake dhe e krishterë e konsideron si të ashpër në lidhje me minoritetet fetare dhe politike.
Në raundin e dytë pritet të votohet në provincat e tjera të vendit dhe vetëm atëherë do të jepet dhe rezultati përfundimtar mbi aprovimin e kushtetutës.