E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, arrestohet serbo-boshnjaku masakrues

"Polici Sasa Zeçeviç u arrestua në vendin e punës në një komisariat policie të Prijedorit (veriperëndim)", i deklaroi radios kombëtare një zëdhënës i prokurorisë së shtetit të Bosnjës, Boris Grubisiç.
     
Zeçeviç, 38 vjeç, akuzohet se ka "marrë pjesë në asgjësimin e më tepër se 200 personave në Koriçanske Stijene" në qendër të Bosnjes, shtoi ai.
     
Viktimat, myslimanë dhe kroatë të Bosnjes, u transportuan më 21 gusht të vitit 1992 nga një burg i Prijedorit në lartësitë Koricanske Stijene. Atje u ekzekutuan me armë automatike dhe trupat e tyre u hodhën në një përrua.
     
Kufomat e shumicës së viktimave nuk janë gjetur. Tetë ish-policë serbo-boshnjakë po gjykohen aktualisht nga drejtësia lokale për përfshirje në këtë masakër. Lufta në Bosnje ka shkaktuar rreth 100 000 të vdekur dhe rreth dy milionë të shpërngulur në një vend që ka sot 3,8 milionë banorë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›