Suedia nxit zgjerimin e Bashkimit Evropian
Kryeministri suedez Fredrik Reinnfeldt deklaron se Stokholmi zyrtar është i bindur se BE-ja duhet të pranojë vende të reja anëtare në radhët e saj, ato shtete që do të jenë të gatshme të bëhen pjesë e procesit demokratik të Evropës, të mbështetur në bazë të qeverisjes së ligjeve dhe besimit në të drejtat e njeriut dhe tregut të lirë.
Megjithatë, kryeministri Reinnfeldt pranon se rreth kësaj çështjeje në BE do të mbizotërojë një "atmosferë e tensionuar".
Kryeministri suedez tha se vendi i tij do të përpiqet të jetë "ndërmjetësues i sinqertë" në këtë proces, duke patur parasysh edhe ruajtjen e unitetit brenda BE-së.
"Megjithatë, nuk mund të pohoj me siguri se kjo do të sjellë edhe rezultate të caktuara, sepse ka shumë ndarje dhe mosmarrëveshje dypalëshe", tha për BBC-në kryeministri Reinfeldt, duke u pajtuar se edhe Suedia, si kryesuese e presidencës së BE-së ballafaqohet me "shumë sfida".
Diplomacia në Stokholm ka paralajmëruar mbështetje të fuqishme për Turqinë, e cila ka statusin e vendit kandidat dhe ka filluar proces e negociatave për anëtarësim të plotë, edhe pse anëtarësimi i vendit të madh mysliman aktualisht duket shumë i vështirë.