E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë , 11 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

''Rreth nëntë persona humbën jetën dhe një rezulton i zhdukur që kur shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë në fillim të javës provincën Guizhou, në jug perëndim të Kinës'', theksoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.

''Përveç të tjerash, dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga shembja e shtëpisë së tyre për shkak të shirave të fortë në fshatin e provincës Jiangxi'', shtoi Hsinhua.

Përfaqësuesit lokalë kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës.

Shërbimet meteorologjike theksuan se ''Kina duhet t'u bëjë ballë kushteve ekstreme të motit në të ardhmen duke nisur që nga ngrohja klimatike''.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›