E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët ekspozojnë WC-në e Saddamit!

Ushtria amerikane do të largohet nga pallatet e ish-presidentit të Irakut, Saddam Hussein, ku edhe kishte vendosur shtabin e vet të luftës, objekt ky i cili do t’iu kthehet irakianëve muajin e ardhshëm, por WC-ja e Saddamit që ka shfrytëzuar në burg do të largohet së bashku me amerikanët.

Sirtari dhe dera e çelikut janë nxjerrë nga qelia, në të cilat Saddami kaloi dy vitet e fundit të jetës, para ekzekutimit të tij në vitin 2006 dhe do të ekspozohen në muzeun e policisë ushtarake në SHBA.

“Nuk po marrim me vete asgjë që ju ka takuar irakianëve. Po marrim vetëm atë, që e kemi sjell ne, që e kemi përdorur dhe që tani po e kthejmë në shtëpi”, deklaroi nënkoloneli amerikan, Jerry Brooks.

Vila në të cilën është i mbajtur nën arrest Saddami quhet thjeshtë “Ndërtesa 114”. Qelia nuk ka pasur dritare, ndërsa në derë shkruan “Dera 13”.

Të gjitha gjërat kanë mbetur në vendin e vet, përveç WC-së, e cila qysh në gusht është dërguar në SHBA, për t’u ekspozuar në muzeun e policisë ushtarake, Fort Leonard Wood, në Missouri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›