E Diel, 1 Nëntor 2026

Holder dënon trajnimin anti-mysliman të FBI-së

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, u tha ligjvënësve se trajnimi i FBI-së kundër terrorizmit, që paraqet myslimanët si simpatizantë të ekstremizmit, ishte "tejet i gabuar" dhe i rrezikshëm.

Ai tha se amerikanët myslimanë kanë qenë "partnerë thelbësor në luftën kundër terrorizmit", veçanërisht si "burime të besueshme të informacionit", duke ndihmuar luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

Revista, "Wired Magazine", në shtator raportoi detajet e trajnimit anti-mysliman të FBI-së, në të cilin një analist kundër terrorizmit, William Gauthorp, e ka quajtur Al-Qaedën si të "parëndësishme", duke thënë se Islami në vetvete përbën rrezikun real.

Holder në fjalimin në Senat shprehu bindjen se prezantimi i islamit si religjion, i cili zakonisht lidhet me dhunën, është nxjerrë nga programi përgatitor për punësim në FBI.

"Këto kualifikime gjithashtu mund të kenë pasoja negative për aftësinë tonë për komunikim efikas me myslimanët amerikanë", shtoi ai.

Agjentët e FBI-së gjithashtu kanë mësuar se myslimani mesatar amerikan ka tendenca të jetë simpatizant i terroristëve.

"Përmbajtja e këtij trajnimi është redaktuar me qëllim që të japim garanci se më nuk do të ketë dezinformata të këtilla", deklaroi Holder.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›