E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Jazeera fillon transmetimin në Ballkan

Pas disa muajsh përgatitjesh, rrjeti Al-Jazeera në Ballkan pritet të fillojë transmetimet të premten, më 11 nëntor. Selia qendrore e këtij rrjeti do të jetë në Sarajevë, ndërkaq zyrat rajonale të tij do të jenë në Zagreb, Beograd dhe Shkup.

Raportimi pritet të jetë në gjuhën e kuptueshme në vendet që përbëjnë zonën linguistike serbo-kroate, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Deri më tani, Al-Jazeera, ka pasur programe në gjuhën arabe dhe angleze. Drejtues të këtij rrjeti për Ballkanin kanë thënë se do të shfrytëzojnë teknologjinë më të avancuar për transmetim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›