Amerikanët më shumë kanë Facebook sesa pasaporta

Madje 155 milionë amerikanë, që paraqet 50 për qind të popullsisë, janë anëtarë të një rrjeti shoqëror, derisa 115 milionë prej tyre, që paraqet vetëm 37 për qind, mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Në dekadën e fundit, numri i amerikanëve që kanë bërë kërkesë për marrjen e pasaportës është rritur, por në krahasim me vendet tjera numri i atyre që posedojnë dokument udhëtimi është ende më i vogël.
Në Britaninë e Madhe, 71 për qind e popullsisë kanë pasaporta. Megjithatë, SHBA-të janë shumë mbrapa Kinës ku vetëm 1,5 për qind e njerëzve mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Facebook ka 750 milionë anëtarë në gjithë botën, shkruan në ueb faqen Tripl, e cila edhe ka kryer hulumtimin. Ndër arsyet për numrin relativisht të vogël të pasaportave në SHBA janë shpenzimet e mëdha për shkuarje jashtë vendit, si dhe udhëtimet e popullarizuara brenda SHBA-ve.