Prania nderkombetare opozita Duhet te piqen institucionet

Faktori ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Sipas opozitës, institucionet duhet të jenë më eficcente në plotësimin e detyrave para qytetarëve, që Kosova të mos ketë më nevojë për prezencën e ndërkombëtarëve.
“Prezenca civile ndërkombëtare është një çështje shumë sensitive, mendoj që institucionet Kosovës duhet të piqen dhe të krijohen kushtet që marrin përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës, përpara sistemit ligjor në Kosovë. Në këtë drejtim mendoj që sa më parë institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëqeverisura, në kuptimin administrativ edhe në kuptimin ligjor sepse edhe prezencës civile ndërkombëtare gradualisht po i reduktohet hapësira”-tha Arben Gashi, deputet i LDK-së”.
Për Ardian Gjinin, shef i grupit parlamentar i AAK-së, prezenca civile ndërkombëtare është e lidhur me procese zhvillimore që do të ndodhin në vend.
“Ne nuk mund të synojmë që përmes akteve legale qoftë edhe përmes ndryshimeve kushtetuese, të shuajmë nevojën për prezencën ndërkombëtare në Kosovë, mirëpo nevojën për këtë duhet ta shuajmë duke krijuar një shoqëri moderne, një shoqëri ku sundon ligji, një shoqëri me prosperitet, me zhvillim ekonomik”-theksoi ai.
Çështja e prezencës ndërkombëtare do të rishikohet edhe nga komisioni për ndryshime kushtetuese. Sipas, Arsim Bajramit, kryetar i këtij komisioni, kjo kërkon kohë. Ai tha se do të kërkojë mandat shtesë nga kuvendi për të riparë gjendjen aktuale dhe do të vendosë nëse është e nevojshme të vazhdohet me tutje mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.
Sala Mustafa