Norvegji, policia, numri i viktimave është 76

Numri total i viktimave gjatë dy sulmeve në Norvegji është 76. Ky është bilanci i konfimuar dhe nga policia e cila citon se numri i viktimave në ishull është 68 ndërsa nga shpërthimi në Oslo është tetë.
Autori i masakrës së ditës së premte në Norvegji, Anders Bering Breivik, vëtëm pak minuta më parë, sipas rrjetit mediatik CNN, e ka deklaruar veten jo fajtor përpara trupit gjykues, ndërsa përballet me akuzën për akt terrorist.
Në këtë rrugë të gjatë të mbledhjes së detajeve, uniformat blu kanë sqaruar se mbledhja e informacioneve në ishullin Utoja ku ndodhi dhe masakra, dikur një kamp pushimi mjaft i dashur për të rinjtë norvegjezë, ka qënë shumë e vështirë.