Tragjedia ne Norvegji autori i masakres Breivik ne gjyq

Anders Behring Breivik ka pranuar autorësinë e sulmeve binjake në Oslo dhe në ishullin Utoja, por nuk është deklaruar fajtor. Ai është paraqitur përpara gjykatësve për herë të parë, për të marrë masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura. Duke iu referuar asaj që gjykatësi tha për mediat pas seancës, Breivik ka deklaruar bashkëpunimin e tij me dy celula, pretendime që po hetohen nga policia.
Breivik, po i cituar nga gjykatësi, ka thënë se partia laburiste norvegjeze është fajtore për import masiv të muslimanëve në vend. Për momentin, bindjet ekstremiste dhe antimuslimane përbëjnë motivin e vrasjeve me gjak të ftohtë të kryera nga 32-vjeçari Breivik. Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim, për tetë javë, katër prej të cilave në izolim të plotë.
Ndërkohë, kryeministri norvegjez, në një intervistë për BBC-në ka deklaruar se pas dy sulmeve, Norvegjia do të ndryshojë, por do të mbetet një vend i hapur dhe demokratik. Por, ka shtuar Stoltentberg, duhet menduar thellë se si do arrihen të dy objektivat njëkohësisht. Stoltenberg theksoi se është koha e përkujdesit për familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, e më tej, pas hetimeve, do nxirren edhe mësimet nga kjo tragjedi. “asnjë vend nuk mund ta mbrojë veten e vet plotësisht nga ngjarje të tilla”, ka thënë ai.
Ndërkohë, policia niorvegjeze në një conference shtypi ka ulur numrin e viktimave në sulmin e ishullit Utoja, në 68 persona, ndërsa bilanci i sulmit në Oslo ka shkuar në tetë. Ndërkohë, shteti verior ka shtyrë për në mesin e gushtit nisjen e fushatave partiake për zgjedhjet e 12 shtatorit, në kushtet e terrorit që kanë lënë në Norvegji sulmet e së premtes.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 korrik 2011 )