E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët njoftojnë për vrasjen e shefit të “Al Kaidës” në Pakistan

Islamabad - Shefi i rrjetit terrorist "Al Kaida" në Pakistan, Osama el Kini, dhe një prej ndihmësve të tij më të rëndësishëm janë vrarë, pohon një ish-agjent sekret amerikan. Mirëpo në Uashington nuk janë dhënë detajet rreth vrasjes së tyre. Në kohën e festave të fundvitit, burimet pakistaneze kanë njoftuar për vrasjen në zonën kufitare me Afganistanin të tre ekstremistëve të huaj. Dy burrat me prejardhje nga Kenia, akuzoheshin për sulmet terroriste ndaj ambasadës amerikane në Afrikën Lindore, gjatë vitit 1998. Kini konsiderohet edhe si përgjegjësi kryesor për sulmet vitin e kaluar në hotelin Marriott, në Islamabad të Pakistanit, ku u vranë më shumë se 50 vetë. DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›