Izraeli vret edhe 12 palestinezë të tjerë
Tiranë -Edhe 12 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën nga e njëjta familje nga sulmet ajrore dhe bombardimet izraelite në veri të Rripit të Gazës, bënë të ditur sot burimet mjekësore dhe dëshmitarët. ''Gjashtë persona humbën jetën pas një sulmi ajror në sektorin e Jabalias dhe u plagos shefi lokal i Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinezëve, Fayez Salha'', deklaruan të njëjtat burime.
''Tre palestinezë të tjerë u vranë nga predhat izraelite në qendër të territorit mes lokalitetit Deir al-Balah dhe kampit të refugjatëve 'Nuseirat''', theksuan më tej. ''Ndërkohë që tre të tjerë u vranë në Karara në lindje të Khan Younes gjatë një sulmi të izraelitëve'', shtojnë të njëjtat burime
Hamasi që kontrollon Rripin e Gazës kritikoi vendimin e agjencisë së OKB-së lidhur me ndërprerjen e operacioneve për shkak të hedhjes së predhave kundër një autokolone të ndihmave humanitare, ku si pasojë humbi jetën një person.
Arrin në 780 numri i personave të vrarë dhe 3 200 numri i të plagosurve në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit më 27 dhjetor, bëhet e ditur sipas bilancit të burimeve mjekësore palestineze.