Pack: Beogradi synon ndarjen e Kosovës
Bruksel -Eurodeputetja në Parlamentin Evropian Doris Pack, ka deklaruar se çdo incident në Kosovë, shihet me sy të mirë në Beograd, pasi kryeqendra serbe dëshiron t'i përdorë këto inicdente si një dëshmi se pavarësia e deklaruar nuk po funksionon. Më tej, Pak shprehet se serbët e Mitrovicës jetojnë nga mbështetja e Beogradit, i cili nuk e njeh qeverinë e Kosovës. "Gjithashtu, kjo do të thotë se serbët nuk kanë interes që në veri të vendoset paqja pasi duan të arrijnë qëllimin e ndarjes së veriut, gjë që nuk e dëshiron askush përpos Beogradit"- ka Doris Pak për mediat gjermane.