Amerikanët përqafojnë aksionin për dhurim vullnetar të gjakut

Ushtarët amerikanë në përbërje të KFOR-it kanë shprehur gatishmërinë që të dhurojnë gjak vullnetarisht bashkë me drejtuesit e Kryqit të Kuq dhe qytetarët në Kamenicë.
Në një pritje të organizuar nga sekretari i degës së Kryqit të Kuqë në Kamenicë, Rexhep Morina ata janë njoftuar për veprimtarinë e kësaj dege.
Përfaqësuesit e KFOR-it me këtë rast u interesuan për gjendjen ekonomike në terren, për familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike, mënyrën se si mund t`ju ndihmojnë familjeve me gjendje të rëndë, kurse interesim i veçantë u shpreh për programin e Gatishmërisë dhe Reagimit në Fatkeqësi, që dega e Kryqit të Kuq e ka prioritet të parë në raste të fatkeqësive natyrore.
Gjithashtu, si raporton rajonipress, ushtarakët amerikanë kanë shprehur gatishmërinë që të organizojnë një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, ide kjo që u m mirëprit nga Kryqi i Kuq në Kamenicë./Indeksonline/