E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre grabitës në Gjakovë

Njësiti i Hetimeve Rajonale (Njësia e Vjedhjeve Grabitqare dhe Grabitjeve), në bashkëpunim me njësitet e tjera të Stacionit policor të Gjakovës, pas një pune operative-hetimore në terren ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuar P. B. (1984); D. M.(1991) dhe B. B.(1994), për të cilët dyshohet se më 20 shkurt rreth orës 19 e 40 minuta kanë kryer veprën penale të grabitjes në lokalin e lojërave të fatit “APEX –Liburni, në rr. “Gjeladin Hana” në Gjakovë, me ç’rast kanë hyrë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, që e posedonte njëri nga të dyshuarit, dhe e kanë detyruar punëtorin e këtij lokali që nga aparatet e lojërave të nxjerrë dhe t’iu japë paratë në shumë 1 100 euro.

Nga të dyshuarit hetuesit kanë konfiskuar sasinë e gjetur të parave (475 euro) dhe shallët që janë përdorur gjatë grabitjes, kurse është duke u kërkuar edhe arma që mendohet se është përdorur për ta kryer veprën, por lidhur me ketë armë të dyshuarit kanë deklaruar se kishin përdorur “revole lodër”, që e kishin hedhur gjatë ikjes nga vendi i grabitjes.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore për Krime të Rënda në Gjakovë, pas intervistimit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe do të vazhdojë procedura./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›