E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanet promovojne "Iso-polifonine" shqiptare

Anisa Ymeri
Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit, e mbrojtur nga UNESCO, eshte shpallur 2 vite shkuar iso-polifonia. Ndersa, mesdita e djeshme shenoi promovimin "Enciklopedia e Iso-polifonise popullore shqiptare". Botim dygjuhesh, shqip dhe anglisht, autor i se ciles eshte Vaso Tole, qe e ka te lidhur jeten e tij prej studiuesi me iso-polifonine. Mirepo, me pare s'ka qene e mundur te botohej kjo enciklopedi, jo pse Tole s'ka pasur materialet studimore qe te shihte driten e botimit, por sepse kushton. Ka qene pikerisht ambasada e SHBA-ve ne Tirane qe ka akorduar 24 mije dollare, nga fondi i ambasadoreve per ruajtjen e trashegimise kulturore, qe kane bere te mundur kete botim. Studiuesi, muzikologu Vaso Tole, autor e kesaj vepre, ne fjalen e tij theksoi: "Eshte i pari botim qe i kushtohet nje kryevepre te njerezimit. Mirenjohje te thelle per popullin shqiptar, i cili e krijoi kete kryeveper shpirterore. Pasi kultura iso-polifonike ende interpretohet kur njerezit mblidhen se bashku, koke me koke dhe ashtu e mbajne te gjalle ate. Ketu do te gjeni deshmine e vlerave qe kane krijuar kengetaret, instrumentistet, rapsodet popullore, valltaret, mjeshtrit duararte". Pa dyshim eshte unike, e jo me kot 2 vite me pare UNESCO e shpalli si kryeveper te trashegimise gojore, per vlerat e saj unike.
Ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John Withers, gjate promovimit te kesaj enciklopedie dygjuheshe, u shpreh se "jam bere me te vertete nje admirues i madh i vlerave te pasura kulturore dhe historike ne Shqiperi. E fillova njohjen time me leximin e letersise dhe historise. Po pas mberritjes ketu kam mesuar se ka fusha te tera, shume te pasura te jetes se artit, qe dua t'i njoh dhe t'i eksploroj". E per t'i meshuar se tepermi, vleres qe ka kuptuar se ka iso-polifonia shqiptare, Withers rrefeu se, "nuk besoj se mund te gjej nje vend tjeter me te mire per te filluar sesa me kete forme unikale shqiptare te muzikes. Dhe shpresoj qe secili prej jush do te me kushtoje pak minuta per te me ndihmuar ta njoh me mire dhe te mesoj per te".
Ndersa redaktori muzikor i enciklopedise, Fatmir Hysi, u shpreh: "Enciklopedia eshte nje zedhenese e cmuar e nje kulture si kjo e jona".
Nga vete fjala enciklopedi, s'mund te dyshohet fare per vleren e saj te madhe, por ajo cka permban ky botim nuk eshte thjesht nje historik, ku i meshohet vlerave qe ka iso-polifonia popullore shqiptare. Ky botim nuk eshte thjesht nje mbledhje, studim a shpjegim i fjalesit te muzikes popullore. Fare lehte ne te mund te gjenden emrat me ne ze te atyre qe mbajten gjalle dhe bene te mundur qe kjo vlere e madhe dhe unike te sfidoje shekujt per te qene trashegimi e gjithe njerezimit, anekend botes. Per ata qe rralle kane degjuar per unicitetin e saj, dhe nuk njohin aspak instrumentet qe e kane mbajtur gjalle. Ndersa enciklopedia eshte e shoqeruar edhe me nje CD, ku jane te regjistruara tingujt unik te iso-polifonise.
Somario
Autori i enciklopedise, Vasi Tole, shprehet: "Iso-polifonia ende interpretohet kur njerezit mblidhen se bashku, koke me koke dhe ashtu e mbajne te gjalle ate. Ketu do te gjeni deshmine e vlerave qe kane krijuar kengetaret, instrumentistet, rapsodet popullore, valltaret, mjeshtrit duararte".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›