E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per te punuar, vdes ne aksident

Nje person ka mbetur i vdekur dhe nje tjeter eshte plagosur dje ne nje aksident automobilistik ne autostraden Fushe-Kruje - Lezhe, ne dalje te Ures se Milotit. Ndue Zef Gjeloshi ka humbur jeten, ndersa Ardian Nikolli, pasi ka marre mjekimin ne spitalin rajonal te Lezhes, ka perfunduar ne dhomat e paraburgimit. Burime nga uniformat blu bejne te ditur se automjeti tip "Wolkswagen", me targa SH 1661 E, qe drejtohej nga Nikolli eshte perplasur rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem me nje qerre me dy qe, qe terhiqej nga viktima. Ndue Gjeloshi, banor i fshatit Gajush, ne rrethin e Lezhes, ishte nisur per nje vizite tek e bija ne Kurbin, te cilen do ta ndihmonte per te punuar token. Nga konkluzionet paraprake te eksperteve te qarkullimit rrugor, eshte konstatuar se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave te lejuara e drejtuesit te mjetit, megjithese rruga kishte pamje te kufizuar dhe mjegull te dendur. A.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›