Furgoni ne humnere, dy te plagosur
Nje aksident i rende eshte shenuar dje ne aksin rrugor Peshkopi-Tirane ne vendin e quajtur kthesa e Melanit. Furgoni tip "Ford", me targe BZ 079 A Taxi, eshte rrokullisur disa here drejt nje humnere rreth 40 metra te thelle. Automjeti ishte ne rrugen e kthimit dhe ne momentin fatal ndodheshin vetem drejtuesi Dashmir Cani, 36 vjec dhe pasagjeri Munir Dervishi, te cilet u derguan me urgjence ne spitalin e Peshkopise. Burime zyrtare nga spitali bejne te ditur se Dervishi eshte jashte rrezikut per jeten, ndersa shoferi Cani eshte ne reanimacion, ne gjendje kritike. Ai ka pesuar disa thyerje ne pjese te trupit dhe shembje te brendshme. Sipas eksperteve te policise, qe kane arritur ne vendngjarje, ka qene nje keqmanovrim i drejtuesit te furgonit, i cili ka bere qe automjeti te dilte nga rruga. Nje nga shkaqet e aksidenteve te shumte ne aksin nacional Peshkopi-Tirane eshte edhe infrastruktura e dobet ne kete rruge, ku mungon sinjalistika rrugore dhe muret mbrojtese. N.F