Analiza vjetore, rritet zbulueshmeria
KUKES - Gjate ketij viti, policia e Qarkut te Kukesit ka rritur me 9,3 per qind shkallen e zbulueshmerise se veprave penale. "Ne krahasim me nje vit me pare, shkalla e zbulueshmerise se krimeve eshte rritur ndjeshem", tha dje, ne nje prononcim per ATSH-ne, drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit, Muharrem Furriku. Sipas tij, gjate periudhes janar - 10 dhjetor, ne shkalle qarku jane evidentuar 261 vepra penale, 211 prej te cilave jane zbuluar. "Ky tregues eshte 9,3 per qind me i larte, se nje vit me pare", shtoi ai. Ne keto vepra penale jane implikuar 321 autore, prej te cileve 136 persona jane ndaluar e arrestuar nga policia, 173 jane ndjekur ne gjendje te lire dhe te tjeret jane jane shpallur ne kerkim. Puna e policise se qarkut eshte perqendruar dhe ne kapjen e personave te shpallur ne kerkim, ku gjate ketij viti jane ndaluar 82 te tille. Gjate se njejtes periudhe, vijoi Furriku, jane shkaterruar 10 grupe kriminale te trafiqeve te ndryshme. "Gjate ketij viti jane rihapur disa dosje te krimeve te ndodhura vite me pare, 6 prej te cilave jane zbardhur", perfundoi Furriku.