E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët qëndrojnë të paktën edhe dy vjet

PRISHTINE - Komandanti i KFOR-it amerikan në Kosovë, koloneli Jeffrey Liethen, ka deklaruar të martën pasdite, se forcat e vendit të tij, nuk do tërhiqen sivjet nga Kosova, ashtu siç ishte spekuluar së fundi në disa media.

Numri një i ushtrisë amerikane në Kosovë, koloneli Liethen, në një interviste ekskluzive që i ka dhënë RTV Tema në Ferizaj, ka deklaruar se tashmë është krejt e ditur se rotacioni aktual (i 15-i) i kontingjentit amerikan të KFOR-it, do të qëndrojë në Kosovë deri në shtator të 2012, ndërkaq këto trupa sipas planifikimit do të zëvendësohen nga rotacioni i 16, me mision paqeje këtu deri në qershor të 2013-ës.

“Kjo është ajo që unë e di sigurt”, - është përgjigjur shkurt koloneli Liethen. Ai e ka vlerësuar si krejt rrjedhë krejt normale situatën kur një ditë paqeruajtësit amerikanë do të largohen nga Kosova, përderisa ka thënë se i kupton brengat e njerëzve këtu, dhe shpresat e tyre të lidhura me Amerikën.

I pyetur se a pritet ndërkohë rritja e numrit të paqeruajtësve amerikanë nga Turqia në Kosovë, komandanti i KFOR-it amerikan në Bondstill, koloneli Liethen, tha se në kampin Bondstill nuk ka rritje të numrit të ushtarëve nga Turqia.
“Njerëzit të cilët do ta marrin përgjegjësinë nga unë janë nga Karolina e Jugut në SHBA. Ata janë KFOR-i 16 amerikan”, - tha Liethen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›