Hungari, BE kërcënon të ndërpresë ndihmat ekonomike
Budapest - Viktor Orban vazhdon të verë në siklet ambientin politik europian.
Komisioni i BE ka vendosur të ndërpresë negociatat për lëshimin e një borxhi prej 15 miliardë euro, që në bashkëpunim me FMN ishte destinuar për Hungarinë.
Në qendër të polemikave ka qenë kushtetuta e re e aprovuar nga parlamenti hungarez dhe e hyrë në fuqi prej 1 Janarit. Kushtetuta parashikon një zvogëlim të pavarësisë së Bankës Qendrore të Budapestit.
Borxhi në fjalë është i nevojshëm për Budapestin që të ekuilibrojë bilancin publik.
Hyrja në fuqi e kushtetutës së re është pritur me një sërë protestash dhe një manifestim masiv. Masat kundërshtojnë këtë tekst të ri që konsiderohet si antidemokratik.
(ar.si/BalkanWeb)